Gjatë shtatzënisë mos eksperimentoni me preparate të reja kozmetike sepse, për shkak të ndryshimeve të hormoneve dhe ndryshimeve vaskulare, lëkura bëhet më e ndjeshme, madje krahas kësaj rritet rreziku nga ndikimet e padëshiruara.
Preparatet e reja duhet t’i aplikoni vetëm nëse ekziston arsye e fortë – shfaqja e akneve, reaksioni ndaj produkteve të cilat deri atëherë normalisht i keni përdorur, tej ndjeshmëria ndaj aromave…
Sa u përket produkteve anti-rrudhë, ekspertët pajtohen që gjatë shtatzënisë dhe derisa e ushqeni beben me gji, duhet të shmangni preparatet që kanë vitaminë A dhe derivatet e kësaj vitamine (Retinol, Retinyl linoleate, Retinyl palmitate).
Produktet me thartinë hialuronike, me thartira pemësh dhe thartirë siciliane në koncentrik deri 2 për qind, aq përmbajnë disa produkte të dedikuara lëkurës së yndyrshme dhe të papastër, mund të përdoren gjatë shtatzënisë,por me kujdes të madh.