U bë SBASHK-u si Bee Gees-at.
Ymer Ymeri si frontman-i i grupit.
Janë zatet te vargu i ‘Staying Alive’:
T’u ndihmojë nuk gjendet njëri.
E shihni: nuk e përshëndeti fjalimin e Edi Ramës në OKB për Kosovën – sepse i do në burg Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Që i do në burg ‘i do’, ama veç një i pamend e bën të ditur publikisht dëshirën e tij te errët, kur mund ta mbaj fshehur.
Ndjehet i sigurt vetëm kur kundërshtarët, rivalët imagiinarë dhe armiqtë e tij janë të vdekur, në burg apo të përndjekur.
Mësimdhënësit nuk duhet të bëhen me mend të Albin Kurtit.
I mençuri lëshon pè.
Mund ta padisni për shpifje, ju quan kriminelë të PAN-it.
Le ta dëshmojë në gjykatë që jeni kriminelë të PAN-it.
Mendoj se ju duhet të vazhdoni të vuani.
Thjesht çelni shkollat.
Vuani, siç keni vuajtur gjithmonë.
P.S. Lëreni kryeministrin në mllefin e tij.
Nuk i duhet armik më i madh se mllefi i tij.
Ky njeri simbolizon fundin dhe dëshpërimin,
pamundësinë dhe dorëzimin,
natën pa hënë e pa nuse,
djerrinat dhe qentë midis xhadesë, simbolizon kantat e bërllogut dhe ditët pa diell,
braktisjen e vetminë,
ikjen nga shtëpia,
dhunën psikike,
diferencimin, urinë, papunësinë dhe izolimin.
Ky do Ballkan të Mbyllur,
veshët e mbyllur,
shkolla të mbyllura,
takime me dyer të mbyllura,
sy të mbyllur,
tema të mbyllura,
rrugë të mbyllura,
rivalë të mbyllur në qeli…
ky do çdo gjë që asocon në vdekje…
veç varrët i do të hapura.
Mos ia plotësoni dëshirën.
Vuani – Vuajtja s’është Asgjë e Re për Ju.
Vuajtja nuk kushton lirë.
Prandaj, mos negoconi me një sadist për vuajtjen tuaj, sepse vuajtja juaj është kaq e gjatë dhe s’ka çmim.
Vuajtja e vjetër nuk ka shërim.
Çelni shkollat nesër.
Vuani! Thjesht vuani!