Mos u bëni të përgaztë!

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 18:14 | Nga Mirishahe Limani Hiler

Të dashur mërgimtarë, ju që shkoni për pushime verore në Kosovë, bëfshit rrugëtim të mbarë.

Mos harroni se populli i Kosovës nuk është ashtu siq e keni lënë kur keni mërguar dhe nuk është i njejtë siq është ai popull ku jeni të mërguar.
Populli i Kosovës ka zorin e vet këta dy muaj: mundohen të punojnë për të siguruar edhe 10 muaj të tjerë ekzistence.

Çmimet thuhet se janë ngritur, mos u shqetësoni, kjo ndodhë në çdo vend turistik. Kosova ndjehet turistike dy muaj.

Edhe ju e dini mirë si dhe sa keni ekonomizuar për të shkuar për pushime në Kosovë e të çmalleni njëkohësisht me familjarët.

E mos harroni se sa obligime ju presin kur të ktheheni.

Mendoni për mushkritë e juaja

Mos u bëni të përgazt me e kallë kerrin për 300 metra udhë… që krijon tollovi komunikacioni e polucioni ju djeg mushkritë!

Mos u bëni të përgazt e me i shitë mend fukarasë.

Mos u bëni të përgazt e me ba krahasime mes zotësisë në punën tuaj e përtacisë në mospunën e tyre. Ata nuk i kanë shefat sikur ne!

Shprehia e punës fitohet, nuk dhurohet!

Mos u bëni të përgazt e me ble pula të kalbura në minimarkete, po shkoni në treg e bleni ato dy tri pula që i shet ai fshatari i zbritur nga bjeshka. Bleni nga ata që digjen në diell me një “ boshqe” pemë e perime të kopshtit të tyre.

Mos u habitni shumë kur shihni pleq e plaka qosheve të rrugëve apo para kafeneve duke kërkuar lëmoshë. Janë shumë ndoshta, por mos i injoroni.

Mos u bëni të përgazt e me ble “rrush e kumbulla” hiq pa pasë nevojë e me ju lakmu fukaraja.

Fukaraja i Kosovës nuk është sikur këta që i ndeshim shpesh rrugëve të Evropës. Ai është i pastër, i lanë rrobat në mbrëmje për të nesërmen. Ai e ka ndoshta një kulm mbi kokë, por sofrën e ka bosh.

Fukaraja i Kosovës nuk dallohet në pamje, rrinë 3 orë në kafene me një makioato, qeshet me shokët përrreth, por shpirtin e ka të thyer dhe përsëri nuk të shtrinë dorën. Pjesën tjetër që rrijnë mbrenda ti nuk e sheh.

Mos u bëni të përgazt e me i lëndu me estravagandën që mund të ju shfaqet.

Në Kosovë nuk ka shirita shumë që limitojnë lëvizjen e juaj. Por ju, mos u bëni të përgazt, pritni në radhë, bash sikur të ketë shirit apo vijë që ju përcakton vendin.

Mos kritikoni shumë nëse nuk janë kompetent shërbyesit nëpër restorante. Ata janë shumica me profesion arkitekt e gazetarë.

Mos u bëni të përgazt pse taksisti me profesion kimist nuk e din adresën që ju kërkoni: emrat e rrugëve ndërrojnë gati çdo vit atje.

Mos u bëni të përgazt pse fatkeqësinë e dikurit sot e ndjejmë fat!

Mos u bëni të përgazt e me i fajsu hallegjinjtë për korrupcionin dhe krimin në Kosovë.

Nëse ju dhemb në shpirt e nuk pajtoheni me njëmilion çrregullitë e shtetit, shkoni e bëhuni një milion bashk me atë popull e protestoni ku është vendi.

Mos u bëni të përgazt!

MLH

Të ngjashme