“Mos u kthe në banesë se e din çka të pret”/ 27-vjeçari përdorues i narkotikëve kërcënon nënën e tij pasi nuk ia dha 400 euro

Prishtinë | 20 Kor 2022 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Llapnasellë të komunës së Graçanicës.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar nëna e 27-vjeçarit e cila ka deklaruar se djali i saj është përdorues i narkotikëve dhe vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj saj.

Së fundi ai ka kërcënuar nënën e tij të cilës ia ka kërkuar 400 euro para dhe i është drejtuar me fjalët ‘mos u kthe në banesë se e din çka të pret’.

Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme