Mos i vendosni kurrë kapak furçës së dhëmbëve

Prishtinë | 16 Sht 2023 | 07:42 | Nga Ekonomia Online

Në një studim të mëhershëm, Shoqëria Amerikane e Mikrobiologjisë zbuloi se duke e mbajtur furçën e dhëmbëve gjithmonë me një këllëf, në fakt është johigjienike.E habitshme? Atëherë si mund ta ruash sa më higjienike nëse kapaku nuk është zgjidhje?

Sipas Laura Aber, studiuese dhe organizatore e studimit: “Duke përdorur një kapak për furçën e dhëmbëve nuk e mbron atë të preket nga bakteret, por në të vërtetë krijon një mjedis më të përshtatshëm ku bakteret rriten, sepse brenda kapakut është një zonë me lagështirë.

Sapo e përdor furçën dhe e fut në kapak, nuk i jep asaj mundësi të thahet, ndaj edhe brenda kapakut ka gjithmonë lagështirë.”

Ok, është edhe një fakt tjetër që mund të diskutohet. Çdo banjë ka gjithmonë lagështirë, pastaj faktori dush, avulli… është vendi i lagështirës. Këto arsye ndoshta të çojnë të mendosh se kapaku është mbrojtës i mirë i furçës, por në fakt nuk është kështu.

Nëse udhëton, këshilla më e mirë është përdorimi i një kapaku me vrima të vogla, në mënyrë që të paktën t’i japësh mundësi furçës të thahet, shkruan revista class, por në të njëjtën kohë e ruan edhe nga papastërtitë gjatë rrugës.

Po në shtëpi? Duhet mbuluar patjetër, por mënyra më e mirë për ta ruajtur është një raft me hapësirë të mjaftueshme. Kjo i jep mundësi furçës të thahet, por në të njëjtën kohë edhe të jetë e mbrojtur nga bakteret jashtë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme