Mosha e pubertetit të djemve lidhet me ciklin menstrual të nënave

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Nëse nëna e ka nisur pubertetin në një moshë të herët atëherë ka shumë gjasa që dhe me djemtë e tyre do të ndodhi e njëjta gjë. Mosha në të cilën djemtë hynë në fazën e pubertetit lidhet me faktin se kur nënat e tyre kanë filluar ciklin e menstruacioneve.

Një nga autorët e studimit të kryer nga Universiteti i Danimarkës Aarhus, tha: “ Sa herë që një mjek takon një pacient me pubertet të vonuar apo të hershëm, ai kërkon historinë mjekësore të familjes së fëmijës.” “Lidhja mes pubertetit të nënës dhe moshës së pubertetit të djalit ka qenë i njohur për shumë kohë, por falë këtij studimi tani mbështetet me të dhëna konkrete”.

Mosha kur djemtë dhe vajzat nisin pubertetin ka filluar të ulet në rang botëror.

Në Britani, lëviz me një muaj çdo dekadë. Ndërkohë mosha mesatare e pubertetit është:

11 për vajzat dhe 12 për djemtë.

Fëmijët po nisin fazën e pubertetit më herët

Ekspertët thonë se shkak për këtë është përmirësimi i gjendjes shëndetësore dhe vlerave ushqimore , por studimi tregoi dhe një lidhje mes nisjes së pubertetit në moshë të vogël me rreziqet e prekjes nga obeziteti.

Në 2015, një studim paraqiti se puberteti në moshë të vogël lidhej me rritjen e rrezikut nga prekja e diabetit, obezitetit, menopauzë më të herët dhe sëmundje kardiovaskulare.

Tek vajzat, puberteti në moshë të vogël përcaktohet mes moshës 8 dhe 11, ndërkohë puberteti i vonët qëndron mes moshës 15 dhe 19. Ndërkohë tek djemtë një pubertet normal fillon në moshën 9 dhe 14 vjeç.

Një studim Amerikan i kryer në janar sugjeroi se puberteti i hershëm tek vajzat lidhej gjithashtu dhe me rritjen e rrezikshmërisë ndaj sëmundjeve mendore gjatë adoleshencës dhe më vonë.

“Si faktorët gjenetik dhe ata mjedisor ndikojnë tek nisja e pubertetit,” u shpreh Christine Wohlfahrt-Veje, një studiuese në Universitetin e Kopenhagenit.

“Djemtë dhe vajzat trashëgojnë si nga nëna dhe nga baballarët e tyre, por sinjalet e një puberteti të hershëm, tek vajzat është më pak e lidhur me gjenetikën dhe më shumë më faktorët mjedisor siç janë mënyrat e jetesës gjatë rritjes si dhe ekspozimi ndaj dukurive mjedisore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme