Mosha mesatare e deputetëve në legjislaturën e re është 46 vjeç

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave të publikuara nga Kosova Democratic Institute (KDI), mosha mesatare e 120 deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës është 46 vjeç.

Të dhënat tregojnë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë moshën mesatare më të re, 44 vjeç, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë mesatare prej 46 vjeç. Më të moshuarit, sipas mesatares, janë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 51 vjeç.

Këto të dhëna janë publikuar nga KDI në kuadër të analizës së përbërjes së legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme