Moska kërkon detaje rreth bashkëpunimit të propozuar nga Uashingtoni

Prishtinë | 21 Gus 2018 | 18:00 | Nga

Kremlini ka mirëpritur deklaratat e Presidentit amerikan, Donald Trump, kur ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me Rusinë.

Mirëpo Trump, ka theksuar se marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve do të mund të përmirësoheshin vetëm nëpërmjet hapave konkret, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Presidenti amerikan ka thënë për “Reuters” se do të konsideronte heqjen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, vetëm nëse Moska do të bënte diçka pozitive për Uashingtonin, për shembull në Siri ose në Ukrainë.

Diplomati rus, Dmitry Sergeyevich Peskov, ka thënë se do të dëshironte të dëgjonte më shumë detaje rreth bashkëpunimit të propozuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme