Të paktën 11 persona kanë vdekur kur një stuhi e fuqishme goditi kryeqytetin rus Moskë, thonë zyrtarët e shëndetësisë.
Qindra pemë u rrëzuan nga stuhia, dhe më shumë se 50 njerëz kërkonin ndihmë mjekësore.
Raportet thonë se kabllot elektrike u dëmtuan pasi Moska u përfshi nga erërat e forta, breshër dhe rrebeshet e shit.
Erërat e deri në 110 km / h (70 mph) u përshkruan nga meteorologët si jashtëzakonisht të rralla për qytetin dhe shkaktuan dëmtime strukturore në ndërtesa.
Edhepse numri i të vdekurve 11 është konfirmuar – dhe disa zyrtarë japin një shifër më të ulët, derisa kjo konsiderohet se ishte stuhia më vdekjeprurëse në qytet për më shumë se 100 vjet, përcjell BBC.
Komiteti hetimor i qytetit tha se “erërat e stuhive” kishin shkaktuar që pemët të binin në pjesë të ndryshme të qytetit, duke vrarë pesë këmbësorë.