Autoritetet thonë se nëntë vetë mbesin sot ende në spital, një ditë pasi një autobus i udhëtarëve doli nga rruga dhe u përplas në një shteg të këmbësorëve në Moskë.
Katër vetë janë vrarë nga përplasja e djeshme afër stacionit të metros, Slavyansky Boulevard, në Moskë.
Në mesin e të vrarëve ishte edhe një vajzë 12 vjeçare.
Burime spitalore thanë se personat në spital kanë lëndime që përshkruhen si “të rënda”.
Në pamjet e transmetuara në televizion shihet autobusi duke lëvizur teposhtë nëpër shkallë dhe duke i rrezikuar disa këmbësorë.
Shoferi i autobusit është arrestuar.
Autoritetet e Rusisë e kanë përjashtuar mundësinë që ky ishte sulm terrorist.