Moskonstituimi i Kuvendit, Lushaku-Sadriu: Kosova po humb, po humbasim kohë dhe po humbasim efikasitet

Prishtinë | 03 Maj 2025 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur e lumtur se është bërë pjesë e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, pasi është hera e parë për të që është deputete.

Ajo ka deklaruar se me moskonstituimin e parlamentit është duke humbur Kosova.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e Kuvendi të Kosovës, por zhvillimet edhe mosarritja e konstituimit të Kuvendit edhe si procedurë është një ndjenjë e keqe. Kosova po humb, po humbasim kohë dhe po humbasim efikasitet, që do të mund të ishte shumë produktiv edhe për vendin tonë, edhe mosushtrimi i mandatit është një pjesë që vështirëson në këtë proces, shpresoj të zhbllokohet sa më shpejtë”, ka thënë Lushaku-Sadriu, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Të ngjashme