Moslejimi i Thaçit në varrimin e babait, Haxhiu thotë se do t’i shkruajë kryetares së Dhomave të Specializuara

Prishtinë | 17 Mar 2025 | 22:26 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk po i lejohet pjesëmarrja në varrimin e babait të tij nga Gjykata Speciale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haxhiu, thotë se lidhur me këtë vendim të padrejtë ndaj Thaçit, do t’i shkruajë kryetares së Dhomave të Specializuara. Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, ka shkruar Ministrja.

Të ngjashme