Mosmarrëveshja në trafik përfundon me nxjerrjen e armëve në Viti, Policia jep detaje

Prishtinë | 30 Dhj 2023 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti, meqenëse i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka kanosur me armë zjarri një person.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm.

“KANOSJE – Rr. Adem Jashari, Viti 29.12.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme