Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me veturë një person tjetër.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.