Mosmarrëveshje për pronë: Rrahen mes vete me mjete të forta pesë persona në Fushë Kosovë

Prishtinë | 14 Gus 2024 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona janë rrahur mes vetë në fshatin Sllatinë e Vogël të Fushë-Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, rrahja ka ardhë pas mosmarrëveshjeve rreth një kontesti pronësor, duke përdorur mjetë të forta.

Lëndime kanë pësuar pesë të dyshuari si dhe një vajzë e mitur.

“Fsh.Sllatine vogël, Fushë Kosovë 13.08.2024-19:23. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti me mjete të forta pesë meshkuj kosovarë. Lëndime trupore kanë pësuar pesë të dyshuarit si dhe një viktimë e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Të ngjashme