Mosmiratimi i buxhetit me kohë po e pengon realizimin e projekteve në Klinë

Klinë | 09 Sht 2020 | 08:53 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kanë qenë të parët që janë goditur nga Coronavirusi.

Madje, ai tha se gjatë muajit korrik dhe gusht kanë pasur shumë vështirësi, mirëpo me angazhimin maksimal të Shtabit Emergjent kanë arritur në zvogëlimin e rasteve.

“Po si në komuna të tjera të Kosovës ne ishim komuna e parë që u goditëm nga Coronavirusi. Deri më tani jemi duke u angazhuar dhe respektuar të gjitha vendimet që ka marrë qeveria lidhur me Pandeminë. Sigurisht që nuk është e lehtë”.

“Mund të them që dy muajt e fundit, ka mesi i muajit korrik dhe një pjesë të dukshme të muajit gusht kemi pasur vështirësi por me angazhimin maksimal të të gjithëve shtabit emergjent jemi në një situatë më të mirë janë zvogëluar rastet, ku i kemi nga një dhe dy në ditë por angazhimi maksimal dhe dalja në ndihmë qytetarëve sepse organizimi i QKMF-së është i atillë që kemi themeluar një ekip të patronazhit e cila ka në vete tre mjekë dhe gjashtë infermierë dhe një koordinator që është specialist po i shkojmë në ndihmë qytetarëve të cilët janë me simptoma të Covidit edhe nëpër familje”.

Kryetari Elezaj potencoi se këtë vit ka shkurtim të buxhetit, për shkak të vonesave sa i përket aprovimit dhe ndalesave në procedurat e prokurimit. Ai tha se mund të hasin në vështirësi në realizimin e tyre.

“Kryesisht projektet që janë të nivelit qendror nga ministritë e linjave sepse këtë vit buxheti është aprovuar me shumë vonesa dhe ka pasur ndalesa në procedurat e prokurimit dhe tani jemi në përfundim dhe pak projekte që dojnë procedurën e nevojshme dhe mendoj që mund të kemi vështirësi në realizimin e tyre”.

Elezaj tha se është një projekt prej 900 mijë euro që është në fazat e prokurimit dhe presin që në muajin e ardhshëm që të fillojmë punimet me shtrirjen e rrjetit për 10 fshatrat e Komunës së Klinës

Ai foli edhe për marrëveshjen që kanë realizuar me ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për projektet sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, raporton EO.

“Do të ndihmojë që disa fshatra të lirohen dhe do të furnizohen nga ky sistem i ri por në anën tjetër është edhe marrëveshja që bëmë me ministrinë e Zhvillimit dhe Ambientit e cila parashihet që muajin e ardhshëm të verës që fillimi i qershorit të jetë furnizimi me 100 litra me ujë të pijes pa ndërpre për të gjitha fshatrat”.

Të ngjashme