Mospajtimet e Osmanit me Qeverinë, analistët: Ka pasur edhe në të kaluarën, tani u shpërfaqën

Prishtinë | 31 Maj 2024 | 15:27 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përplasjet e fundit ndërmjet Qeverisë e Presidencës nuk janë të reja dhe se pakënaqësi ndërmjet tyre ka pasur edhe në të kaluarën. Kështu thonë për Ekonomia Online, analistët politik, teksa e vlerësojnë edhe si demokratike.

Letra e dërguar nga kryediplomatja Donika Gërvalla shpërfaqi mospajtimet ndërmjet Qeverisë dhe Presidencën, për të cilën analistët politikë thonë se qëllimi nuk është arritur, e që ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës.

Analisti politik, Fidan Ukaj, thotë për Ekonomia Online se “përplasje” të tilla në distancë ka pasur edhe më herët por pa u vërejtur shumë. Ai konsideron se për Presidenten Osmani ka qenë e papranueshme “eliminimi” nga letra e dërguar në KiE.

“Në fakt siç duket ka pas pakënaqësi mes kryeministrit dhe presidentes edhe në të kaluarën por që nuk janë shpërfaq në opinionin publik. Tani dolën në pah këto paqartësi e po ashtu ky mosunifikim i presidentes dhe kryeministrit në tema të rëndësishme. ‘Eliminimi’ nëse mund të themi kështu i presidentes në letrën e drejtuar Këshillit të Evropës nga ana e ministres së Punëve të Jashtme z. Gërvalla, mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në finale e që morëm përgjigje se nuk po kërkojmë zotim por po kërkojmë veprim, e veprime Kosova nuk ka për rrjedhojë mbetem jashtë KiE-s, edhe u bë një dëm i madh në Kosovë”, thotë Ukaj, teksa është optimist se deklarata të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmen.

“Prishja e raporteve në momentet kritike për Kosovën e për implementimit e marrëveshjeve të marra ndërkombëtare përmes kryeministrit dhe presidentes dhe për rrjedhojë tani më do të dëgjojmë edhe deklarata tjera nga ana e presidentes rreth pakënaqësive rreth mos pajtimeve që i kanë pas kryeministri dhe presidentja nga e kaluara”, u shpreh Ukaj.

Ndërsa analisti tjetër politik, Gazmir Raci, për moskomunikim me presidenten Osmani, e fajëson ministren Donika Gërvallën, që vjen nga Partia Guxo, e themeluar dikur nga e para e shtetit.

Dikustime të tilla për Racin janë dashur të diskutoheshin në takim pune e jo të paraqiteshin në publik.

“Për mendimin tim duket një debat i mirë demokratik sepse temat  me interes nacional natyrisht që duhen me u diskutu por një jam habit se në qoftëse presidentja ka qenë në Kosovë atëherë pse nuk ka komunikuar me ministren për Punë të Jashtme, zonja Gërvalla e cila vjen nga partia Guxo me cilën e ka themeluar vetë Presidentja Osmani dikur. Ndoshta çështja të tilla diskutime të tilla do duhej të thuheshin nëpër takime pune dhe nuk preferohet gjithmonë që debatet të tilla të paraqiten edhe në publik sepse nëse paraqiten në publik i bie që situata është në fund dhe nuk ka zgjidhje tjetër, andaj në përgjithësi është mirë që ka debat dhe është e rëndësishme për demokracinë tonë”, thotë Raci.

Të ngjashme