Moszgjedhja e presidentit me kohë kishte me qenë vetëm dështim i ardhshëm politik

Prishtinë | 02 Mar 2026 | 18:31 | Nga Shenoll Muharremi

Është mirë me e thënë që situata rreth presidentit nuk është aspak “e ndërlikuar” as “e komplikuar” siç po tentohet me u paraqitë në publik. Është shumë e thjeshtë. Duhen 80 vota e ato asnjë parti nuk i ka. Pra, duhet bashkëpunim dhe kompromis.

Kur nuk i ke votat, ulesh, flet dhe gjen zgjidhje. Kjo është demokraci parlamentare, jo matematikë e komplikuar si po tentohet të paraqitet.

E vetmja mënyrë reale për me siguru kompromis është me propozu një, dy apo tri kandidatë jopolitikë (figura krediile) dhe me u votu nga partitë për me zgjedh kandidatin final parase me ardh në Kuvend për me vendosë. Kaq është e thjeshtë, nëse kishin dashur me zgjidh këtë nyje.

Por kur mungon vullneti politik për konsensus, atëherë situata paraqitet artificialisht si krizë e komplikuar. Nuk është krizë procedurale, është krizë vullneti. Njërat mos-respekti për vendin, qytetarët dhe institucionet publike që janë ndërtuar me shumë mund ndër dekada.

Nuk ka situatë më të thjeshtë se kjo, por kur mungon gatishmëria për bashkëpunim dalin lloj lloj justrifikimesh që nuk qëndrojnë. Gjatë vitit 2025, por edhe tani me rastin e zgjedhjes së presidentit kemi kriju një klimë politike primitive, ku shihet vetëm interesi i partisë dhe individve, e aspak interesi i qytetarit, publikut e shtetit.

Dhe këtu përgjegjësia kryesore bie mbi Kurtin dhe LVV-në. Me gjithë atë numër votash, me gjithë atë fuqi politike, barra është krejtësisht mbi ta.

Moszgjedhja e presidentit me kohë dhe futja e vendit në një krizë të re institucionale nuk kishte me qenë vetëm dështim i ardhshëm politik por mbi të gjitha një sinjal i qartë i një ambicie për kontroll total të pushtetit nga një njeri e një parti. Njafar tendence për autokraci ku vendimet merren nga një person në të gjitha nivelet.

Këtu problemi nuk është zgjedhja e presidentit. Problemi është dëshira për kontrollë absolut dhe plani për me pas kandidatin e vet edhe në Presidencë. Qeveria, Kuvendi, dhe tani edhe Presidenca.

Kjo nuk është as demokracite e as nuk quhet bashkëpunim. Nuk është as e qëndrueshme dhe nuk gjeneron stabilitet. Quhet koncentrim pushteti. Dhe koncentrimi i pushtetit kurrë nuk ka qenë shenjë e demokracisë së shëndetshme.

Të ngjashme