Këtë fundjavë të parë të nëntorit pritet mot më i ngrohtë, me kthjellime dhe diell. Në orët e mëngjesit, nëpër lugina mund të krijohet mjegull, e cila do të zhduket deri nga mesdita.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë në 20°C deri 22°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1–3 m/s.
Të hënën, temperaturat mbeten të larta deri në 20°C, por pritet shtim i vranësirave dhe gjatë mbrëmjes reshje shiu që do të vazhdojnë në natën dhe mëngjesin e së martës.
Pas reshjeve, temperaturat do të bien ndjeshëm deri në 12°C. Nga e mërkura, parashihet mot kryesisht i kthjellët, me temperatura maksimale deri në 15°C dhe minimale deri në 0°C. Era do të ndryshojë drejtim nga jug në verilindje, me hove deri në 10 m/s të hënën në mbrëmje.