Mot i ngrohtë dhe me diell, temperaturat deri në 32°C

Prishtinë | 08 Sht 2026 | 07:36 | Nga Ekonomia Online

E marta, do të sjellë mot kryesisht të ngrohtë dhe me diell në Kosovë.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë mëngjesit do të lëvizin nga 8 deri në 11°C, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 32°C.

Moti i qëndrueshëm dhe temperaturat e larta për këtë periudhë të vitit do të shoqërohen me erë të lehtë deri mesatare, e cila do të fryjë nga drejtime të ndryshme.

Do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, e lehtë deri mesatare.

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit me diell, qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë qëndrimit të zgjatur në diell dhe të konsumojnë mjaftueshëm lëngje.

Të ngjashme