Të premten në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe temperatura të larta.
“Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit”, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale do të jenë midis 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale prej 30 deri në 38 gradë Celsius.