Mot i qëndrueshëm dhe me diell gjatë fundjavës, reshje e rënie temperaturash javën e ardhshme

Prishtinë | 30 Tet 2025 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Të premten pritet mot stabil dhe kryesisht me diell, me pak vranësira kalimtare. Mjegulla e mëngjesit do të largohet deri në mesditë, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 3°C deri në 20°C.

Fundjava do të vijojë me mot të butë dhe diell, me temperatura maksimale deri në 22°C.

Nga e hëna pritet shtim i vranësirave dhe reshje lokale shiu, ndërsa të martën reshjet do të jenë më të shpeshta në gjithë vendin. Temperaturat do të bien ndjeshëm, duke arritur deri në 10°C – 12°C gjatë ditës.

Fundjava do të karakterizohet nga qetësi, ndërsa në fillim të javës era do të fryjë fillimisht nga jugu, për t’u kthyer nga veriu dhe verilindja të martën.

Të ngjashme