Mot i vranët dhe me shi në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë të premtes dhe të shtunës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas njoftimit, të shtunën do të ketë kushte për reshje lokale shiu, ndërsa dita e premte mbetet nën ndikimin e vranësirave të pjesshme por të dendura, me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike do të ketë luhatje, duke bërë që dita e shtune të regjistroj vlera të ulëta, krahasuar me ditët paraprake.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s”, njofton IHMK-ja.

Të ngjashme