Mot me diell e vranësira për pesë ditët e javës së ardhshme

Prishtinë | 30 Kor 2023 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Për pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të hënën temperaturat maksimale do të jenë 28 gradë celsius, ndërsa të premten maksimalja do të arrijë në 36 gradë celsius.

Moti për të gjitha pesë ditët e javës:

E hëne – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët , vranësirat në pjesën e parë të ditës vende-vende mund te sjellin reshje afatshkurta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë celsius.

E marte – Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira te pakta, kryesisht për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë celsius,

E enjte – Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  11-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë celsius

Të premten – Mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  32-36 gradë celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.

-Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP, ndërsa IHMK  bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre, sepse pos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit  dhe njerëzve në veçanti.

Të ngjashme