Gjatë ditës së martë, në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me mundësi vranësirash.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7 m/s.