Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët por me intervale të shkurta me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius.
“Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes”, thuhet në njoftim.