Në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me shi dhe temperaturat e ulëta do të vijojnë të jenë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në viset e larta parashihet të bie borë, derisa në viset e ulëta parashihet të bie shi dhe borë.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.