Mot me shi e borë, këto janë temperaturat

Prishtinë | 27 Shk 2022 | 07:51 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj të diele pritet të ketë reshje bore e shiu.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të ngjashme