Mot shumë i nxehtë sot, temperaturat arrijnë deri në 33°C

Prishtinë | 10 Sht 2025 | 07:02 | Nga Ekonomia Online

Sot parashikohet mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell dhe vranësira. Në mbrëmje vonë pritet shtim i vranësirave, të cilat mund të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit.

Po ashtu, do të ketë shtrirje të pluhurit saharian, me ç’rast në zonat me të reshura, do të jenë të përziera me baltë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 20-54 km/h.

Të ngjashme