Moti gjatë vikendit në Kosovë

Prishtinë | 15 Dhj 2023 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet –2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 0-1 gradë Celsius.

Ndërkaq të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Të ngjashme