Vendi pritet të përjetojë mot kryesisht me diell dhe kthjellime gjatë ditës së premte dhe fundjavës. Në orët e hershme të mëngjesit mund të shfaqet mjegull, veçanërisht në ultësira, e cila do të shpërndahet deri nga mesdita.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 0°C deri në 3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë 14°C – 16°C, e lokalisht deri në 18°C gjatë fundjavës.
Të hënën pritet shtim i vranësirave, ndërsa të martën reshjet e shiut do të rikthehen në vend. Temperaturat do të pësojnë rënie, me minimale deri në 6°C dhe maksimale rreth 12°C – 13°C.
Nga fillimi i javës do të fryjnë erëra mesatare nga jugu e juglindja me shpejtësi 9–15 m/s.