Moti i keq shkakton probleme në Portin e Durrësit

Durrës | 07 Tet 2017 | 16:32 | Nga

Moti i keq, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë gjatë natës, ka shkaktuar probleme në funksionimin normal të punës në portin më të madh në Shqipëri.

Nga kapiteneria e Durrësit mesohet se era ka qenë e fortë, rreth 14 m/s, ndërsa deti ka shkuar deri në 6 ballë.

Për pasojë anijet e peshkimit nuk kanë dalë në det të hapur, duke qëndruar të ankoruara në radhë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike, raporton TV Klan.

Probleme ka pasur edhe me tragetet, të cilat kanë mbërritur në Portin e Durrësit rreth 1 orë me vonesë, nga orari i planifikuar.

Të ngjashme