Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së diele, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes.