Sot në Kosovë do të vijojë situatë e ngjashme meteorologjike, sikur ditët e fundit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane vazhdojnë me të njëjtën ritëm, sa i përket fushave termike.
Do të ketë orë të gjata me diell dhe erëra të lehta deri mesatare.
Përpos temperaturave të ngjashme që parashihen të regjistrohen, gjatë pjesë së dytë të ditës pritet të ketë vranësira lokalisht të dendura të cilat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius.
Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet kujdes nga rrezet e diellit prej orës 9-17.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi maksimale deri 9 m/s.