Mbi rajonin tonë mbeten fusha të presionit të lartë, që do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot të qetë, të qëndrueshëm dhe të butë, me temperatura mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se “në vise të ulëta do të mbetet mjegulla, vende-vende edhe gjatë ditës, ku në këto vise temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta”.
“Ndërkohë nga Mesdheu nga nesër mbrëmë do të shtrihen vranësira, të cilat ditën e premte mund të sjellin riga lokale shiu”, paralajmëron PW.
Sipas PW, “cilësia e ajrit, për shkak të kushteve atmosferike do të vazhdojë të mbetet në vlera të pashëndetshme, mirëpo gjatë ditës kohë pas kohe mund të zbres në vlera mesatare”.
Parashikimi për datat 18-19 dhjetor:
18.12.2019 – Mot i butë, kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica, në ultësira mjegull, që vende-vende pritet të mbetet edhe gjatë ditës. Më vonë pasdite dhe në mbrëmje do të ketë shtim të vranësira. Erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Indeksi UV: 1.
19.12.2019 – Mbetet mot i butë, por kryesisht me vranësira. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, e cila pritet të mbetet më gjatë edhe orëve të pasdites. Erë e lehtë nga jugperëndimi 1-2m/s. Indeksi UV: 1./GE