Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme pritet të jetë i ndryshueshëm.
Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës në këto kushte meterologjike do të mbajë mot kryesisht i qetë.
Në mëngjes parashihen ngrica në tërë territorin, më të theksuara rreth maleve.
Kurse temperaturat maksimale gjatë javës pritet të shënojnë rritje, por vende-vende të krijohet mjegulla.
Ndërsa gjatë pjesës së dytë të javës do kemi ngritje graduale nga 7-10 gradë celsius.
Bora pritet që nga dita e enjte të filloj të shkrihet gradualisht, ndërsa gjatë ditës së premte parashihen masa të ngrohta të ajrit dhe vranësira të dendura.
Temperaturat gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga -10 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet -2 deri 10 gradë Celsius.