Sa i përket motit në Shqipëri, parashihet të ketë ndryshime më të theksuara nga java paraprake.
Në viset e ulëta parashihen reshje të intensitetit të ulët, ndërsa në viset malore mbi 800m parashihen reshje bore, kryesisht në zonat e veriut dhe verilindjes. Do të ketë erë me shpejtësi maksimale deri 22m/s.
Temperaturat minimale do të ulën deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ditës parashihen të arrijnë maksimumet deri 17 gradë Celsius në jugë të Shqipërisë, ndërsa në veri të vendit, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë deri në 15 gradë Celsius. Mbi territorin tonë parashihet të fryjë erë nga veriu dhe juglindja me shpejtësi deri 9m/s.