Gadishulli i Ballkanit është në ndikimin e rrymave ajrore të ftohta arktike të cilat po japin ndikim në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës duke mbajtur temperatura të ulëta në fundin e dhjetorit.
Masa ajrore e ftohtë arktike do të prekë të gjithë Shqipërinë, ndërsa moti do të jetë me kthjellime por i ftohtë.
Era do të jetë drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore -7/1°C
Zonat e ulëta -6/8°C
Zonat bregdetare 1/9°C