Ditët e para të qershorit me mot më të nxehtë dhe më shumë diell.
Në ditët e para të qershorit temperaturat do të shënojnë rritje, ku do të mbajë mot më i nxehtë, por edhe me më shumë diell. Vonë orëve të pasdites dhe mbrëmje, përreth zonave malore mund të ketë kushte për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullimë.
Më nxehtë e kryesisht me diell.
Temperaturat pas rënies këtë fundjavë, ditëve të ardhshme shënojnë rritje graduale, sërish edhe mbi 30C. Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 15C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje nga 25C, të hënën deri në 32C ditën e premte.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e më pas edhe nga veriu 4-9m/s.
Shtypja atmosferike në rritje, e mbetet në vlera relativisht të larta.