Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Nuk përjashtohen mundësitë që të ketë riga të intensitetit të dobët.
Dita e enjte parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë.
Në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.