Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, vranësirat gjatë ditës së premte vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të ulën dukshëm, krahasuar me ditët e fundit.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.