Java e ardhshme do të sjellë kushte të qëndrueshme meteorologjike në Kosovë, do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me diell, ndërsa ditët e hënë dhe e premte priten me vranësira të pakta.
Gjatë pjesës së parë të javës, ngricat dhe mjegulla mund të shfaqen në viset e larta dhe mesatare.
Erat do të jenë të lehta deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm.
Temperaturat minimale pritet të luhaten ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 7 deri 18 gradë Celsius.