Të enjten dhe premten mot me diell dhe temperatura pranverore. Orëve të mëngjesit ngrica dhe mundësi për mjegull. Në fundjavë kryesisht me vranësira, të shtunën më ftohtë, parashikon “Prishtina Weather”.
9.02.2022 – Mot më stabil do të dominoj në ditët vijuese mbi vendin tonë. Do të ketë më shumë kthjellime e diell, derisa edhe temperaturat gjatë ditës do të jenë pothuajse pranverore. Orëve të mëngjesit edhe do të ketë ngrica, e përgjatë ultësirave me mundësi edhe për mjegull apo mjegullinë.
Nga fundjava do të ketë shtim të vranësirave, me pak gjasa për reshje të dobëta bore përreth viseve malore ditën e shtunë, kur edhe pritet një rënie e temperaturave përreth vlerave mesatare.
Java e tretë e shkurtit fillon me mot të butë dhe pjesërisht të vranët, me mundësi për riga lokale shiu apo bore në vise malore.
Paraqitja e inverzionit të temperaturës dhe qarkullimi jo i mjaftueshëm ajror mbanë ndotësit ajror të rritur pranë sipërfaqes, e cilësia e ajrit fillon të përkeqësohet, ku indeksi mund të kaloj në vlera edhe shumë të dobëta, por edhe jashtëzakonisht të dobëta vende-vende.
Datat:
10.02 – Mot i ngrohtë e kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, e përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.
11.02 – Pas mëngjesit me ngrica, e ultësirave me mjegull/mjegullinë, ditën do të mbajë mot i ngrohtë, me kthjellime e diell.
12.02 – Më ftohtë, e kryesisht me vranësira. Ditën edhe intervale të shkurta me diell. Përreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore
13.02 – Kryesisht me vranësira, e ditën edhe intervale me diell.
14.02 – Pjesërisht vranët dhe me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.
Temperaturat në rritje ditëve të ardhshme, e në fundjavë në rënie. Minimalet luhaten nga -3C deri 1C, e maksimalet kapin vlerat deri në 12C e 14C të premten, e të shtunën zbresin në 5C, e deri të hënën sërish në rritje në 9C.
Erërat frynë lehtë nga juglindja 1-4m/s, e ditën e shtunë ndryshojnë drejtimin nga verilindja dhe frynë edhe mesatare 3-7m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, megjithë një tendencë të rënies ditën e premte.