Në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këtë ditë pritet stabilizim i masave të ajrit, pasi në fushat barike pritet rritje e ngadalshme dhe orët me diell do të jenë më shumë të pranishme.
Temperaturat minimale do të lëvizin midis 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet, ndërmjet 23-25 gradë.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.