Moti sot

Prishtinë | 02 Shk 2024 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell.

Në orët e mëngjesit pritet të ketë reshje të pakta në zona të caktuara, kryesisht në formë të borës.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 10°C.

Derisa era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Të ngjashme