Moti sot i vranët dhe me shi

Prishtinë | 11 Tet 2024 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët dhe me shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 22 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

Të ngjashme