Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 33 gradë

Prishtinë | 03 Sht 2024 | 07:41 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të martë do të marrë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin mes 28 dhe 33 gradë.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperatura minimale për ditën e sotme do të mbajë në Dragash me 11 gradë, kurse maksimalja e ditës parashihet të mbajë në Prizren dhe Gjakovë me 33 gradë.

Të ngjashme