Në Kosovë moti sot parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të jenë mes 10-13 gradë celsius e maksimalet mes 22-26 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK.