Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 07:37 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga pesë e deri nëntë gradë Celsius, derisa ato maksimalet do të jenë nga 15 e deri në 18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi e lehte deri mesatare.

Të ngjashme