Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

Prishtinë | 17 Sht 2024 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 dhe 21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6/m/s”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme